Policia nuk e ka ekzekutuar ende vendimin e Apelit për ish-shefin e operacionales, Oltion Bistri. Sipas informacioneve, Bistri nuk është gjetur në banesë nga forcat e policisë.
Vendimi i Apelit dhe llogaritja e dënimit
Apeli i Posaçëm e dënoi ish-shefin e operacionales një ditë më parë me 7 vite e 4 muaj burg, me gjykim të shkurtuar. Sipas llogaritjeve të prokurorëve të SPAK, i kanë mbetur për të kryer 3 vite, 10 muaj e 14 ditë burg.
Burimi: kohajone.com










