Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Ambasadorja e BE-së takon Shehajn: Kuvendi duhet të jetë vend dialogu

Ambasadorja e BE-së takon Shehajn: Kuvendi duhet të jetë vend dialogu
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, priti sot në një takim kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Fokusi i takimit: integrimi evropian

Ambasadorja bëri të ditur se në qendër të diskutimeve ishte rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Zhvilluam një diskutim të mirë mbi rolin kyç të Kuvendit në miratimin e reformave, përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së dhe garantimin e llogaridhënies së qeverisë”, u shpreh de Sousa.

Kjo, sipas ambasadores së BE-së, kërkon angazhimin e të gjitha forcave politike dhe që Kuvendi të jetë një hapësirë e vërtetë dialogu.

 

Ambasadorja e BE-së takon Shehajn: Kuvendi duhet të jetë vend dialogu
Ambasadorja e BE-së takon Shehajn: Kuvendi duhet të jetë vend dialogu

1 nga 2


/m.m/j.p/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha