Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Kuvendi fut në rend dite Ligjin për Specialen

Kuvendi fut në rend dite Ligjin për Specialen
Foto: reporteri.al

Kuvendi i Kosovës ka miratuar përfshirjen në rendin e ditës të seancës së sotme të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Kjo u bë pas mocionit të paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili mori mbështetjen e 79 deputetëve.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se mocioni kaloi pa asnjë votë kundër apo abstenim dhe se kjo çështje do të trajtohet si pika e 11-të e rendit të ditës.

“79 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër, asnjë abstenim. Kalon ky mocion si pika e 11-të e rendit të ditës”, deklaroi Haxhiu.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha