Intervistimi i dëshmitarëve për rastin e Arlinda Zekajt pritet të fillojë javën e ardhshme në komisionin hetimor parlamentar.
Lajmin e bëri të ditur Burim Ramadani, kryetar i komisionit dhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës.
Në një postim në Facebook, Ramadani njoftoi se sot ka nënshkruar, në emër të komisionit, ftesat e para për dëshmitarët. Sipas tij, intervistimet do të zhvillohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Burimi: www.albeu.com










