Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Seanca e radhës plenare mbahet të enjten mes protestave

Seanca e radhës plenare mbahet të enjten mes protestave
Foto: shqiptarja.com

Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë të enjten (29 tetor) seancën e ardhshme plenare, ndërsa në vend vazhdojnë protestat.

Sipas urdhrit të nënshkruar nga kryeparlamentari Niko Peleshi, seanca parashikohet të zhvillohet në orën 10:00.

Ndër pikat kryesore të rendit të ditës janë interpelanca me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shqyrtimi i projektligjeve për Bankën e Shqipërisë, Këshillin Fiskal dhe mbrojtjen e konsumatorit, si dhe ndryshimet në legjislacionin për biznesin, shoqëritë tregtare dhe administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara.

Tensionet në seancën e kaluar

Gjatë seancës së fundit pati tensione dhe përplasje. Sekretariati i Etikës përjashtoi për 60 ditë 6 deputetë të Partisë Demokratike: Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi dhe Besart Xhaferri.

Grupi i PD-së bllokoi që në fillim të seancës foltoren dhe debatoi ashpër me kryeparlamentarin Niko Peleshi. Pas tensioneve të nisjes, Peleshi vendosi që seanca të kalonte drejtpërdrejt në votimin e projektligjeve.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha