Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne pranë Vorës, ku sipas të dhënave fillestare mendohet se janë përfshirë dy automjete.
Në pamjet që kanë mbërritur në redaksi, vërehet se njëra prej makinave ka pësuar dëmtime të mëdha në pjesën e përparme, ndërsa në asfalt shihen copëza të automjetit të shpërndara si pasojë e përplasjes.
Aksidenti në Vorë
Deri në këtë moment nuk ka të dhëna të verifikuara për shkaqet e aksidentit ose për persona që mund të kenë mbetur të lënduar.
Autoritetet pritet të hedhin dritë mbi rrethanat e ngjarjes.
Burimi: lajmifundit.al










