Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Rama falënderon Marta Kos: Ka qenë zë i fortë për Ballkanin Perëndimor

Rama falënderon Marta Kos: Ka qenë zë i fortë për Ballkanin Perëndimor
Foto: abcnews.al

 

Kryeministri Rama:

Bindja ime është e fortë: për Shqipërinë dhe për të gjitha vendet rreth tryezës, zgjerimi është një bekim për BE-në. Duhet të dimë se e ardhmja jonë evropiane është një përgjegjësi e përbashkët rajonale. Jemi këtu për të folur hapur, për të ndarë pikëpamjet tona dhe për të vendosur së bashku për vitin e ardhshëm.

 

Falënderime për Marta Kos

Dua të falënderoj Marta Kos për angazhimin e saj të jashtëzakonshëm për Ballkanin Perëndimor. Ajo ka qenë një zë i fortë për ne dhe për BE-në.

Zgjerimi kërkon vendosmëri

Kur bëhet fjalë për zgjerimin, duhet të qëndrojmë të vendosur dhe të mos bëjmë lëvizje që mund të sjellin pasoja në formën e vonesave.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha