Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Vetëm Hafiz Gara paraqitet në gjykatë, shtyhet seanca

Vetëm Hafiz Gara paraqitet në gjykatë, shtyhet seanca
Foto: reporteri.al

Seanca gjyqësore në rastin e njohur si “rezervat shtetërore” ishte paraparë të mbahej sot, por është shtyrë për shkak të mungesës së tre të akuzuarve.

Mungesat në gjykatë

Në gjykatë është paraqitur vetëm Hafiz Gara. Kanë munguar ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi.

Lidhur me mungesën e Hajdarit, gjyqtari ka bërë të ditur se ftesa për seancë i ishte dorëzuar në adresën që ajo kishte dhënë, por ish-ministrja nuk punon më në atë adresë.

Ndërkaq, Irfan Lipovica ka munguar pasi ndodhet nën hetim zyrtar, ndërsa Ridvan Muharremi për shkak të gjendjes shëndetësore.

Shtyrja e seancës

Për shkak të mungesës së tyre, seanca e paraparë për sot nuk është mbajtur.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha