Një fotografi e vjetër ka rikthyer kujtimet e rinisë për këngëtarin Aleksandër Gjoka. Me një postim në Instagram ai është bërë nostalgjik me një foto të realizuar në vitet 1992-1993, në një prej lagjeve më të njohura të Tiranës, Shallvare, ku jetonte dhe është rritur.
Shokët e fëmijërisë
Krahas fotografisë, Gjoka ka kujtuar edhe shokët e asaj kohe, duke i përmendur një nga një: Albert Skendaj, Alfred Shehu, Leonard Leskaj, Ad Mita, Anton Perolli, Dritan Gonxhe dhe David Sykaltri, siç e thërriste ai.
Kujtimet nga lagjia
“Lagjia ku jemi rritur që në vegjëli (Shallvare)”, shkruan këngëtari në postimin e tij, ndërsa bën të ditur se fotografia është realizuar nga Gjergj Rusi.
Një kujtim i bukur nga vitet e rinisë, që na kthen për pak çaste në Tiranën e fillim viteve ’90.
Burimi: bordo.al










