Një burrë nga fshati Ratkoc i Rahovecit ka raportuar në Polici se ka humbur kontaktin me vajzën e tij, e cila kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë.
Sipas njoftimit policor, rasti u paraqit më 23 nëntor 2026, kur ankuesi kërkoi ndihmë pasi nuk arriti të lidhet me të.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
Burimi: insajderi.org









