Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Qeveria turke merr drejtimin e televizionit Gylen, i akuzuar për financim të terrorizmit

Qeveria turke merr drejtimin e televizionit Gylen, i akuzuar për financim të terrorizmit
Foto: abcnews.al

Policia turke pushtoi televizionin opozitar Sözcü TV në Stamboll

Policia turke ka zhvilluar një operacion në televizionin opozitar Sözcü TV në Stamboll, ku janë shoqëruar disa persona, ndërsa qeveria ka emëruar një administrator për drejtimin e televizionit.

Operacioni u zhvillua mëngjesin e kësaj të marte, me urdhër gjykate. Autoritetet morën nën kontroll televizionin dhe faqen e tij të internetit, ndërsa transmetimi i zakonshëm i lajmeve u ndërpre përkohësisht dhe u zëvendësua me dokumentarë.

Hetimi lidhet me dyshime për financimin e terrorizmit

Ndërhyrja lidhet me një hetim për dyshime mbi financimin e terrorizmit. Sipas Prokurorisë së Stambollit, Sözcü TV dyshohet se ka përfituar financime nga rrjeti i klerikut turk Fethullah Gulen, përmes transaksioneve të dyshimta bankare nga jashtë vendit.

Lëvizja Hizmet, e themeluar dhe drejtuar nga Gulen, i cili ndërroi jetë në vitin 2024 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shpall organizatë terroriste nga autoritetet turke në maj të vitit 2016, me emërtimin “Fethullah Terrorist Organisation”.

Ankaraja e akuzon rrjetin e Gulenit për krijimin e një strukture paralele brenda institucioneve shtetërore, përfshirë ushtrinë, policinë, drejtësinë dhe administratën publike. Autoritetet turke e konsiderojnë atë përgjegjës për organizimin e grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016, akuzë që Gulen e kishte mohuar.

Ndërkohë, pas disa orësh ndërprerjeje, Sözcü TV ka rifilluar transmetimin e edicionit të zakonshëm informativ.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha