Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Lisandër Hoxha: PD të zgjedhë mes protestës dhe tepsisë

Lisandër Hoxha: PD të zgjedhë mes protestës dhe tepsisë
Foto: albeu.com

Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka paralajmëruar se kryeministri Edi Rama do të përballet me një fund politik të ngjashëm me atë të diktatorëve të rrëzuar nga revoltat popullore.

Deklarata në News24

Gjatë një interviste në emisionin “Minuta e Parë” në News24, me moderator Ola Bruko, Hoxha e cilësoi protestën qytetare si mjetin kundër diktaturës dhe solli në kujtesë rastet e ish-liderit libian Muammar Gaddafi dhe presidentit sirian Bashar al-Assad.

“Revolta është ilaç kundër diktaturës. E dimë fundin e Ramës. Kujtoni Gadafin? Ishte më keq se kaq, por fundi ishte i dhimbshëm. Edhe Assad luftoi deri në minutën e fundit, por u arratis. Duhet zgjidhur me zgjedhje. Këtu ka zgjedhje. Partitë kanë të drejtë të veprojnë kështu, por qytetarët nuk pajtohen. Qytetarët nuk do të tërhiqen. Kur qytetarët të rrethojnë, je i mbaruar”, deklaroi ai.

Thirrja për protestë dhe ndryshimin e Kodit

Më tej, Hoxha theksoi se PD duhet të zgjedhë midis mbështetjes së protestës dhe ndihmës ndaj tepsisë. Duke iu referuar thirrjes për ndryshimin e Kodit, ai nënvizoi se protesta nuk ka dalë për të marrë pushtetin, por për të rrëzuar qeverinë. Sipas tij, po tentohet të rrëzohet tepsia, por për sa kohë sheshi nuk ka dalë me teza politike, nuk ia veshim dot. “Sheshi kërkon përmbysje!”, përfundoi ai.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha