Forca të shumta të EULEX-it sillen në shtëpinë e tij
Me forca të shumta të EULEX-it, sillet në shtëpinë e tij Jakup Krasniqi për ditën e fundit të vizitës në Kosovë.
Familjarët e rrethit të gjerë e shohin nga ballkonet teksa ai hyn brenda oborrit të shtëpisë.
Incidenti gjatë vizitës
Gjatë vizitës së djeshme u raportua se një prej pjesëtarëve të EULEX-it i ka drejtuar armën një familjari, megjithatë sipas një njoftimi zyrtar nga misioni një gjë e tillë është e pavërtetë.
Kthimi në Hagë
Jakup Krasniqi pasditen e sotme do rikthehet në qendrën e paraburgimit në Hagë, pas katër ditësh vizitë humanitare në familjen për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Më 16 shtator ai u dënua nga shkalla e parë e Gjykatës Speciale me 25 vjet burgim për krime lufte.
Burimi: top-channel.tv










