Efektivë të Policisë së Kosovës janë vendosur në afërsi të rezidencës së ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, në lagjen Velania të Prishtinës, ku ai pritet të mbërrijë së shpejti.
Prania e forcave të rendit shënohet në ditën e katërt dhe të fundit të qëndrimit humanitar të Krasniqit në vendlindje. Ai u lejua të vinte për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Qëndrimi në shtëpi para nisjes për Hagë
Krasniqi pritet të shkojë në shtëpinë e tij për të kaluar edhe disa orë me familjen, përpara se të nisë udhëtimin për në Hagë.
Vizita katërditore ka sjellë emocione të forta dhe një valë mesazhesh solidariteti për familjen Krasniqi.
Rikthimi në Hagë
Pas mbarimit të qëndrimit në Kosovë, ish-kreu i Kuvendit do të kthehet sot në qendrën e paraburgimit në Hagë. Ai ndodhet aty në kuadër të procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Burimi: www.albeu.com










