Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

PD fillon mbledhjen e firmave për referendum mbi ndërtimin në Parkun Rinia

PD fillon mbledhjen e firmave për referendum mbi ndërtimin në Parkun Rinia
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Partia Demokratike ka nisur mbledhjen e firmave për organizimin e një referendumi vendor mbi ndërtimin në Parkun Rinia, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi formularët për mbledhjen e nënshkrimeve.

Zyra e shtypit e PD-së njoftoi se përfaqësues të partisë janë vendosur në zonën e parkut Rinia, ku i ftojnë qytetarët të bashkohen me nismën. Ajo synon t’u japë banorëve të Tiranës mundësinë për t’u shprehur drejtpërdrejt mbi të ardhmen e kësaj hapësire publike.

Qëndrimi i PD-së

Partia Demokratike e cilëson nismën si një hap konkret për mbrojtjen e hapësirave publike dhe kundër modelit të zhvillimit urban që, sipas saj, dëmton gjelbërimin dhe cilësinë e jetesës në kryeqytet.

Thirrja për qytetarët dhe forcat opozitare

PD u bën thirrje qytetarëve të Tiranës, shoqërisë civile, aktivistëve dhe organizatave qytetare të angazhohen në mbledhjen e firmave, duke theksuar se për të ardhmen e Parkut Rinia duhet të vendosin vetë qytetarët. Demokratët i kanë bërë thirrje edhe forcave opozitare të bashkohen me nismën.

PD shprehet e gatshme të bashkëpunojë me çdo faktor opozitar, pa përjashtim, për të siguruar sa më shpejt nënshkrimet e nevojshme dhe për t’i hapur rrugë referendumit.

Lidhja me zgjedhjet vendore

Partia Demokratike e konsideron këtë proces edhe një mundësi për të konkretizuar bashkëpunimin opozitar përpara zgjedhjeve vendore. Sipas saj, bashkimi duhet të dëshmohet përmes veprimit në terren dhe jo vetëm përmes deklaratave publike.

/gj.m/a.f/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha