Moderatori dhe producenti Ardit Gjeberea doli nga ambientet e SPAK rreth dy orë pas hyrjes.
Për mediat, ai tha se ishte thirrur për një çështje që është sekret hetimor dhe nuk mund të fliste më shumë.
Megjithatë, ai theksoi se ishte thirrur si person në dijeni.
Gjeberea nuk u kursye as me batuta, duke thënë se prokurorët ishin miqësorë dhe se ai i kishte ftuar në emisionin e tij.
“Jam thirrur për një çështje që është sekret hetimor. Isha si person në dijeni. Ishin miqësorë dhe unë i ftova në programin tim. Edhe ata janë njerëz, kështu që më ftuan, i ftova”, tha ai.
https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/11/videoplayback-4.mp4
j.l./ dita
Burimi: gazetadita.al









