Një mësues i edukimit fizik në Selenicë është ndaluar nga policia e Vlorës, i dyshuar për ngacmim seksual të nxënësve.
Kallëzimi dhe njoftimi i policisë
35-vjeçari është kallëzuar nga 7 nxënëse, të moshave 14–17 vjeçe, pranë drejtorisë së shkollës. Më pas Zyra Arsimore Selenicë ka njoftuar policinë.
Sipas burimeve paraprake, mësuesi dyshohet se u ka shkruajtur dhe ngacmuar vajzat me fjalë edhe në ambientet e shkollës.
“U ndalua shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, mësues i edukimit fizik në një shkollë, pasi kanë kallëzuar 7 nxënëse të kësaj shkolle, të moshave 14–17 vjeçe, se ky shtetas i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës”, njoftoi sot policia.
Procedimi në prokurori
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Burimi: shqiptarja.com










