Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Premiera botërore Minus 303 ngrihet në skenën e Teatrit Kombëtar

Premiera botërore Minus 303 ngrihet në skenën e Teatrit Kombëtar
Foto: kultplus.com

Shfaqja “Minus 303”, me regji dhe koreografi të Gentian Dodës, u ngjit mbrëmjen e djeshme në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Vepra dhe interpretuesit

Vepra, krijim i Gentian Dodës, solli një ndërthurje të lëvizjes, muzikës live dhe interpretimit skenik, duke ofruar një përvojë artistike për publikun.

Në këtë produksion interpretuan Fjorald Doci, Rovena Shqevi dhe Rosella Pelliçiotti, ndërsa muzika live u interpretua nga Rajkard Bardhi. “Minus 303” është realizuar në partneritet me Heinrich Böll Stiftung, Tirana Office dhe Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Premiera në kalendarin kulturor

Premiera u prezantua nga TKOB, si një ngjarje e rëndësishme artistike në kalendarin e aktiviteteve kulturore të kryeqytetit./atsh/KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha