Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Berisha: PD sot është opozita më e respektuara në Europë

Berisha: PD sot është opozita më e respektuara në Europë
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një mbledhje me kryetarët dhe sekretarët e degëve.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal tek protesta e “flamingove”, ku theksoi se një grup “makbethian” synonte të dobësonte opozitën dhe të krijonte një alternativë politike në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se qëllimi i saj u devijua përmes sloganit “Rama në burg, Berisha në burg”, për të zëvendësuar opozitën e vërtetë me një forcë politike që do t’i shërbente interesave të qeverisë.

Protesta e “flamingove” dhe sloganet

“Me këtë slogan, këta besëprerë në zbatim të projekteve të Edi Ramës dhe të tjerëve, menduan se skenari serb i zëvendësimit të opozitës së vërtetë, që kishte qëndruar në kushte më të vështira, që kishte rezistuar një kalvari të paprecedent në historinë e Evropës, një force politike që në mbrojtje të parimeve të njerëzve të lirë, donin ta arkivonin”, u shpreh Berisha.

“Donin ta arkivonin në banesën e harresës dhe orientuan atë protestë të paparë ndonjëherë në Shqipëri, në çdo aspekt, pankombëtare, e orientuan drejt shkatërrimit. Ata të cilët mbërthyen flamingon për fyti, ata meritojnë të kualifikohen në rrafshin social dhe psikologjik si vrasësit më barbarë”, tha ai.

Berisha tha se Partia Demokratike kishte vendosur të bëhej pjesë aktive e protestës, pavarësisht sloganeve të përdorura nga një pjesë e pjesëmarrësve.

Historia e Partisë Demokratike

Kreu i PD-së u ndal edhe te historia e Partisë Demokratike, duke kujtuar periudhën e 1997.

Berisha deklaroi se PD-ja ka dalë më e fortë nga këto zhvillime dhe se sot është një nga opozitat më të respektuara dhe më të qëndrueshme në arenën ndërkombëtare.

“Ne kishim kaluar kalvarin e ’97-ës, kur pas rebelimit komunist, e vërteta është që një pjesë e mirë e drejtuesve të kësaj partie, u shmangën, u larguan. Por ajo prapë u ndërtua. U ngrit si feniksi nga hiri. U ngrit, u ngrit dhe i përzuri me votë ata që erdhën me rebelim. Kjo është e vërteta. E zhytën në mënyrën më të pamerituar në izolimin më të thellë, sikur të ishte një parti superfashiste, apo supernaziste, apo superkomuniste. Kush? Një parti që po mbronte parimet më të drejta, të lirisë së një formacioni politik.

“Çfarë po bënim ne atje? Ne s’po kërkonim asgjë tjetër, vetëm të qëndronim jo si opozitë e qeverisë, por si opozitë e qytetarëve shqiptarë. Sot ne jemi nga opozitat më të respektuara në planet. Më të forta! Më të forta. Më të pamposhtura”, tha ai.

/m.q/j.p/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha