Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Berisha habit me deklaratën për zgjedhjet: nuk do të bëhem kryeministër

Berisha habit me deklaratën për zgjedhjet: nuk do të bëhem kryeministër
Foto: lajmifundit.al

“Nuk do të bëhem kryeministër thjesht sepse fitoj zgjedhjet”. Kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një interviste në studio televizive. Sipas tij, vendimi për kryeministrin do të merret përmes referendumit dhe për këtë nuk nevojiten ndryshime kushtetuese.

Berisha: Kryeministri do të zgjidhet me referendum

“Kam deklaruar një gjë: unë nuk bëhem kryeministër sepse fitoj zgjedhjet. Jo. Bëhem kryeministër me referendum. Nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të votojnë edhe një herë për kryeministrin. Kushtetuta nuk e pengon këtë, pasi të jep mundësinë që me 3-4 kandidatura të shkohet në referendum popullor. Nuk ka asnjë ambicie personale, por respekt. Nëse udhëheq fushatën dhe fiton mbi atë që u ke thënë qytetarëve, ata kanë të drejtë të vendosin. Këtu lind nevoja që ata të vendosin veçmas për kandidaturat e kryeministrit”, tha Berisha.

Berisha shprehu bindjen se opozita fiton zgjedhjet brenda një muaji pa Edi Ramën.

“Në kushte të lira, sot opozita fiton zgjedhjet nëse ato zhvillohen brenda një muaji pa Edi Ramën”, u shpreh ai.

Berisha këmbëngul për kufizimin në dy mandate

Kreu demokrat i qëndroi deklaratave të tij për kufizimin e kryeministrit në dy mandate.

“Jam i këtij mendimi, sepse nga viti 1990 deri në 2013 kanë ndodhur 4 rrotacione. Nga 2013 deri më sot nuk ka pasur asnjë rrotacion, sepse në Shqipëri rrotacionin e lejon krimi i organizuar me Edi Ramën”, tha ai.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha