Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Berisha u bën thirrje Veliajt dhe Spiropalit të zbulojnë krimet para shqiptarëve

Berisha u bën thirrje Veliajt dhe Spiropalit të zbulojnë krimet para shqiptarëve
Foto: albeu.com

Këtë të shtunë, gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, lideri demokrat Sali Berisha u bëri thirrje Erion Veliajt dhe Elisa Spiropalit që të bëhen pjesë e përpjekjeve për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv.kryeministres Belinda Balluku nga pushteti.

Berisha tha se Veliaj dhe Spiropali kanë dijeni për çështjet e korrupsionit që ai ua atribuon Ramës dhe Ballukut, dhe se ata duhet t’ua tregojnë shqiptarëve.

Thirrja për Veliajn

“Erion Veliaj, nëse do të kontribuojë, le t’u thotë shqiptarëve gjithçka di për Edi Ramën, sepse, sado të ketë bërë vetë, krimet e Edi Ramës janë të pakrahasueshme me të asnjë tjetri. Unë nuk mund të them se Erion Veliaj, sot në qeli, është rrezik ekzistencial për Shqipërinë. Ne kemi bërë gjithçka që ai të shkojë para drejtësisë. Ky është qëndrimi im ndaj cilitdo që do të kontribuojë për të larguar nga pushteti dyshen me famëkeqe Rama-Balluku”, deklaroi Berisha.

Thirrja për deputetët socialistë

Ai u bëri thirrje gjithashtu edhe deputetëve socialistë që të bashkohen në këtë nismë, duke e cilësuar situatën si një betejë për të ardhmen e vendit.

“Çfarë kanë në dorë Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali? Ata dinë më shumë se të tjerët për korrupsionin e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut. Duhet të përpiqen të bëjnë më shumë njerëz për vete nga ata deputetë. Është sot betejë për jetën, për ekzistencën e kombit”, u shpreh kreu i Partisë Demokratike.

Thirrja e përgjithshme

Berisha shtoi se ftoi të thirren së bashku të gjithë ata që mund të kontribuojnë për largimin nga pushteti të kësaj “dysheje”, që sipas tij po rrënon qenien shqiptare.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha