Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Trilogji kosovare rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar

Trilogji kosovare rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar
Screenshot

Shfaqja “Trilogji kosovare në dy pjesë”, me regji të Blerta Nezirajt dhe tekst të Jeton Nezirajt, do të rikthehet në skenë më 3 dhjetor, këtë herë në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë.

Përmes absurdit, satirës dhe humorit, shfaqja trajton marrëdhënien e Kosovës me Evropën, duke vënë në pikëpyetje idealizimin e saj dhe kontradiktat mes vlerave të proklamuara evropiane dhe realitetit politik e shoqëror.

Ekipi artistik dhe kasta

Vepra është bashkëprodhim i Qendrës Multimedia dhe Teatrit të Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren. Në rolet e aktorëve janë Adrian Morina, Semira Latifi, Ernest Malazogu dhe Shpëtim Selmani, ndërsa në rolet e këngëtarëve paraqiten Neil Ruçi, Çune Basho dhe Agim Ramaj.

Shfaqja do të fillojë në orën 20:00.
KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha