Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Shfaqja ‘Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre’ rikthehet në Teatrin Kombëtar

Shfaqja ‘Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre’ rikthehet në Teatrin Kombëtar
Foto: kultplus.com

Shfaqja “PRISHTINA. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” do të rikthehet para publikut të Prishtinës më 8 dhjetor, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

E frymëzuar nga historia e Rexhep Lucit, arkitektit dhe planifikuesit hapësinor të Prishtinës, shfaqja tregon transformimin e qytetit pas luftës, ndërtimet pa leje dhe pushtimin e hapësirave publike. Ajo nxjerr në pah pasojat e mungesës së planifikimit urban.

Përmes kësaj historie, vepra reflekton mbi qytetin, kujtesën dhe përgjegjësinë ndaj hapësirës publike. Ajo sjell përsëri në vëmendje çështje që vazhdojnë të ndikojnë në zhvillimin urban të Prishtinës.

Shfaqja fillon në orën 20:00. Në kastën e aktorëve janë Adrian Morina, Verona Koxha, Shpëtim Selmani, Kushtrim Qerimi dhe Afrim Muçaj./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha