Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Ndeshja Galatasaray – Aston Villa në rrezik shtyjeje për shkak të luanit

Ndeshja Galatasaray – Aston Villa në rrezik shtyjeje për shkak të luanit
Foto: gazetaexpress.com

Një situatë e pazakontë i ka alarmuar autoritetet në Stamboll në prag të ndeshjes mes Galatasarayt dhe Aston Villës në Ligën e Kampionëve.

Pamjet e kafshës në pyll

Një kafshë, që fillimisht dyshohej të ishte luaneshë, u pa në një zonë pyjore të Sarıyerit, rreth 16 kilometra larg stadiumit “RAMS Park”, shkruan “Gazeta Express”.

Autoritetet turke e organizuan një operacion të gjerë për lokalizimin e saj, ku u angazhuan rreth 70 persona, përfshirë policë, veterinerë dhe specialistë të mbrojtjes së kafshëve, si dhe shtatë dronë.

Banorëve të zonës iu kërkua të tregoheshin të kujdesshëm, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë shkaktuan shqetësim të madh.

Verifikimi i pamjeve

Megjithatë, pas analizimit të pamjeve nga kënde të ndryshme, Zyra e Guvernatorit të Stambollit njoftoi se nuk kishte prova konkrete për praninë e një luani apo të ndonjë kafshe tjetër të madhe grabitqare.

Kështu, alarmi fillestar duket se ka qenë i rremë. Për rrjedhojë, nuk ka arsye të konfirmuar për shtyrjen e ndeshjes, e cila mbetet në program për t’u zhvilluar sipas orarit të paraparë. /Gazeta Express

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha