Shkupi u bë gjatë ditëve të Nëntorit një pikëtakim i artistëve dhe trupave teatrore shqiptare, përmes edicionit të katërt të Festivalit të Teatrit Shqiptar “MOISIU”, i cili sonte shënon mbrëmjen përmbyllëse.
Programi i festivalit dhe shfaqja përmbyllëse
Në një postim, Ministria e Kulturës dhe Turizmit njoftoi se publiku do të ketë mundësi të ndjekë shfaqjen “Përtej hekurave”, produksion i Teatrit Shqiptar Shkup, që do të prezantohet në orën 20:00.
I organizuar në bashkëpunim me teatrot kombëtare shqiptare, festivali ka sjellë në një skenë trupa teatrore dhe artistë shqiptarë, duke krijuar hapësirë për prezantimin e produksioneve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve teatrore.
Përmbyllja e programit artistik
Me shfaqjen “Përtej hekurave”, edicioni i këtij viti e përmbyll programin e tij artistik në kuadër të aktiviteteve kushtuara festave të Nëntorit./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










