Galeria Kombëtare e Arteve të Kosovës ka njoftuar se ekspozita “Still Running” nga Xhevdet Xhafa do të jetë e hapur deri më 20 nëntor, dhe pas kësaj date kjo ekspozitë nuk do të jetë më e qasshme.
“Më datën 20 nëntor, e premte, është dita e fundit për të vizituar ekspozitën “Still Running” të artistit Xhevdet Xhafa. Këto ditë të fundit i ftojmë të gjithë ata që akoma nuk kanë pasur mundësinë për vizitë.
Ekspozita dhe titulli i saj
Ekspozita sjell së bashku vepra të krijuara gjatë më shumë se shtatë dekadave, duke ndjekur vazhdimësitë dhe transformimet e një praktike artistike të zhvilluar përmes ndryshimeve të thella artistike, institucionale dhe politike.
Still Running e merr titullin nga reflektimi i Xhafës mbi jetën si një lëvizje e vazhdueshme përmes kohës, kujtesës, humbjes, heshtjes dhe transformimit.
Kuruar nga familja.
Ftesa për vizitorët
Ju mirëpresim! ✨
🔗 Për më shumë detaje rreth ekspozitës, ju lutem vizitoni lidhjen në bio.
📍 Galeria Kombëtare e Kosovës
Orari i hapjes:
E martë−E premte: 10:00−18:00
E shtunë−E dielë: 10:00−17:00”, thuhet në njoftimin e Galerisë Kombëtare të Arteve. / KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










