Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka marrë vendim për ndarjen e 80 bursave për nxënësit e shkollave të mesme profesionale për vitin shkollor 2026/2027.
Shpërndarja e bursave
Nga gjithsej 80 bursa, 70 do të ndahen për nxënësit që ndjekin profilet deficitare, ndërsa 10 për vajzat që studiojnë në drejtimet teknike.
Përfituesit do të marrin nga 50 euro në muaj, apo gjithsej 500 euro për vitin shkollor.
Qëllimi i skemës
Përmes kësaj skeme, MASh synon të promovojë arsimin profesional, të mbështesë profilet me mungesë të kuadrove dhe të rrisë pjesëmarrjen e vajzave në drejtimet teknike.
Ndërkaq, të pakënaqurit me rezultatet mund të paraqesin ankesë brenda shtatë ditësh nga shpallja e tyre, në Komisionin e Ankesave pranë MASh-së, në formë fizike./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










