Report Tv ka publikuar pamjet e aksidentit që ndodhi sot në rrugën Librazhd-Prrenjas, ku përplasja mes katër automjeteve shkaktoi lëndime të lehta për dy persona.
Aksidenti në Dragostunjë
Ngjarja ndodhi pranë zonës së njohur si Dragostunjë dhe sipas të dhënave fillestare u shkaktua nga një furgon që doli nga një biznes dhe hyri në rrugën kryesore. Për pasojë, furgoni u preu rrugën dy mjeteve të tjera që po udhëtonin në drejtim të Prrenjasit.
Burimi: shqiptarja.com










