Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Elbasan, tym i zi mbi qytet nga flakët buzë Shkumbinit

Elbasan, tym i zi mbi qytet nga flakët buzë Shkumbinit
Foto: shqiptarja.com

Shtëllunga të mëdha tymi të zi kanë mbuluar pasditen e sotme zonën periferike të Elbasanit, si pasojë e një zjarri që ka përfshirë mbetje të depozituara përgjatë brigjeve të lumit Shkumbin.

Zjarri në brigjet e Shkumbinit

Pamjet e regjistruara me dron tregojnë tymin e dendur që ngrihet mbi zonë. Dyshohet se në mesin e mbetjeve të djegura mund të ketë goma automjetesh të përziera me materiale të tjera.

Ndërkohë raportohet se në vendngjarje ndodhen policia dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Raste të ngjashme janë regjistruar edhe më parë në këtë zonë, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse janë identifikuar personat përgjegjës.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha