Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Sherri në Korçë, plagoset me thikë 60-vjeçari, arrestohet autori

Sherri në Korçë, plagoset me thikë 60-vjeçari, arrestohet autori
Foto: shqiptarja.com

Një 65-vjeçar pranë një poste në Korçë ka plagosur me thikë një 60-vjeçar. Dyshohet se shkak është bërë një konflikt i çastit mes dy burrave, ndërsa i plagosuri ka pësuar një dëmtim të lehtë në zonën e qafës. Sipas të dhënave, ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e komisariatit arritën të kapin autorin, me iniciale N.H. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat.

Njoftimi i policisë për ngjarjen në Korçë

Korçë

Plagosi me thikë një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet pas 3 orësh autori i dyshuar i ngjarjes.

Rreth orës 18:40, në rrugën “Edit Durham”, Korçë, shtetasi N. H., 67 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. F., 59 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur që, pas tre orësh kërkimesh, të lokalizojnë, kapin dhe shoqërojnë në Komisariat, për veprime të mëtejshme, 67-vjeçarin.

Ndërkohë, grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha