Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Ministria e Mbrojtjes kundërshton akuzat për trafik armësh

Ministria e Mbrojtjes kundërshton akuzat për trafik armësh
Foto: shqiptarja.com

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj raportimeve të emisionit “Plug” në Syri TV lidhur me Advanced Arms Technology dhe projektet për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Shqipëri. Ministria i kundërshton interpretimet e paraqitura në emision, duke i cilësuar ato “lajme të rreme”, dhe thekson se kompania nuk ka nisur ende prodhimin e armatimit në territorin shqiptar.

AAT ndodhet në fazën e projektimit dhe të përgatitjes së infrastrukturës teknike, e jo në atë të prodhimit të armëve. Institucioni kërkon që akuzat për trafik armësh të mbështeten me prova, si dokumente transporti, transaksione dhe të dhëna mbi dërgesat e pretenduara.

Më tej, ministria sqaron termin “combat proven” për Syri TV, duke u shprehur se teknologjitë dhe produktet janë të provuara në kushte reale luftimi.

Në fund, ajo inkurajon gazetarinë investigative, por thekson se gjithçka duhet të bazohet mbi provat.

Reagimi i plotë

Nga Seriali: “Gjetëm Gjilpërën” nga “Syri Qorr”

Kur fantazia televizive përplaset me realitetin!

Mbrëmë, emisioni “Plug” në Syri TV i dha vetes një mision të vështirë: të gjente trafik armësh atje ku nuk ka ende as prodhim armësh!

Për këtë u deshën pak montazh, pak fantazi, shumë insinuata dhe, mbi të gjitha, një marrëdhënie tepër elastike me faktet.

Sepse kur faktet nuk e mbështesin historinë, te “Syri Qorr” duket se zgjidhja është e thjeshtë: nuk ndryshohet historia, por deformohen faktet!

Për fat të keq për autorët e këtij spektakli, realiteti nuk funksionon sipas skenarëve të tyre.

Dhe, meqë mes fantazisë dhe faktit ka një dallim që duket se ka shpëtuar pa u vënë re, po i sqarojmë gjërat.

E ZEZA MBI TË BARDHË!

1. KAYO NUK ËSHTË NJË MISTER. ËSHTË NJË SHOQËRI SHTETËRORE!

Modeli i bashkëpunimit industrial të KAYO-s mbështetet në një parim të qartë: pala shtetërore siguron kontributin dhe kushtet e përcaktuara në marrëveshje, ndërsa partneri privat sjell investimin, teknologjinë, pronësinë intelektuale (IP), njohuritë teknike dhe planin e biznesit.

Kështu funksionojnë partneritetet industriale. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende me industri mbrojtjeje shumë më të zhvilluara.

E kuptoj që kjo mund të tingëllojë më pak emocionuese se një histori me trafik ndërkombëtar armësh, por ekonomia reale nuk ka detyrimin t’u përshtatet nevojave të audiencës së Syri TV.

2. AAT ËSHTË KRIJUAR PËR TË PRODHUAR ARMË. JO PËR TË PRODHUAR FANTAZI!

Shoqëria AAT është krijuar për zhvillimin e kapaciteteve të prodhimit të armatimit në Shqipëri.

Pala shtetërore ka marrë përsipër vënien në përdorim të një objekti që mbetet në pronësi të shtetit shqiptar, ndërsa partneri privat investimin, teknologjinë dhe njohuritë përkatëse.

Pra, për ata që kanë vështirësi me dallimin mes përdorimit dhe pronësisë:

PRONA MBETET E SHTETIT. INVESTIMI DHE TEKNOLOGJIA SILLEN NGA PARTNERI PRIVAT.

Nuk është aq e ndërlikuar. Mjafton të lexosh dokumentet përpara se të shkruash skenarin.

3. “COMBAT PROVEN” NUK DO TË THOTË “MADE IN ALBANIA”!

Në fjalën time në Parlament, më 23 prill 2026, i jam referuar teknologjive, patentave dhe produkteve të partnerit teknologjik të AAT-së.

Kam theksuar se këto teknologji dhe produkte janë në prodhim, në përdorim dhe “combat proven”, pra të provuara në kushte reale luftimi.

ASNJËHERË NUK KAM DEKLARUAR SE KËTO ARMË PO PRODHOHESHIN NË SHQIPËRI!

Teknologjia e provuar në luftim është ajo që partneri sjell për transferim dhe prodhim të ardhshëm në Shqipëri.

Tani, të ngatërrosh teknologjinë e partnerit të huaj me produktin e një fabrike shqiptare që ende nuk ka filluar prodhimin, kërkon ose një mungesë të theksuar njohurish, ose një tepricë të qëllimshme imagjinate.

Nuk e di se cila prej të dyjave është më shqetësuese për një emision që pretendon të bëjë gazetari investigative.

4. A PRODHON AAT ARMË NË SHQIPËRI?

JO! ENDE JO!

Projekti është ende në fazën e projektimit dhe të përgatitjes së infrastrukturës teknike.

Shoqëria AAT aktualisht nuk ka nisur asnjë aktivitet prodhues armatimi në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Dhe këtu nis pjesa më interesante e fabulës televizive:

Sipas logjikës së emisionit, një fabrikë që ende nuk ka nisur prodhimin, paska arritur të bëhet protagoniste e një historie ndërkombëtare trafiku armësh!

Duhet pranuar: industria shqiptare e mbrojtjes mund të ketë ende shumë për të zhvilluar, por industria e fantazisë televizive duket se punon me kapacitet të plotë!

Por ka edhe diçka shumë më serioze sesa fantazia e një emisioni televiziv.

Investimet nuk zhvillohen në vakum. Ato kërkojnë besim, siguri dhe stabilitet.

Një fushatë e vazhdueshme akuzash të pambështetura mund të dëmtojë besimin e investitorëve, të vonojë projektet dhe, në rastin më të keq, të rrezikojë vetë realizimin e tyre.

Dhe nëse kjo ndodh, humbjen nuk do ta paguajnë autorët e emisionit.

Do ta paguajë ekonomia shqiptare, do ta paguajë industria jonë e mbrojtjes dhe, mbi të gjitha, do ta paguajnë familjet e Rubikut dhe Mirditës, të cilave mund t’u mohohet një mundësi reale punësimi dhe zhvillimi.

Prandaj lind një pyetje legjitime: a e kanë menduar ndonjëherë autorët e kësaj historie se çfarë pasojash mund të sjellë deformimi i fakteve për një investim industrial?

Apo për ta rëndësi ka vetëm historia e radhës, edhe nëse fatura e saj u mbetet të tjerëve?

Sepse një fabrikë që nuk ndërtohet nuk është thjesht një investim i munguar. Janë vende pune që nuk hapen, teknologji që nuk transferohet dhe kapacitete kombëtare që nuk krijohen.

5. A KA KRYER AAT EKSPORTE, PAKETIME APO RI-EKSPORTE ARMËSH?

JO! ASNJË!

Shoqëria AAT nuk ka kryer veprimtari të tilla në kuadër të këtij projekti.

Prandaj, për autorët e emisionit kam disa pyetje fare të thjeshta:

Ku janë armët e trafikuara?

Ku janë dërgesat?

Ku janë dokumentet e transportit, transaksionet dhe destinacionet?

Sepse në botën reale trafiku i armëve kërkon armë, veprime konkrete dhe prova.

Në botën e “Syri Qorr”, me sa duket, mjafton një titull, një montazh dhe një dozë e bollshme fantazie.

6. SHQIPËRIA ËSHTË VEND ANËTAR I NATO-S, JO NJË REPUBLIKË E SKENARËVE TELEVIZIVË!

Industria e mbrojtjes, licencimi, prodhimi, tregtimi, transporti, magazinimi dhe eksporti i produkteve ushtarake i nënshtrohen kuadrit ligjor dhe mekanizmave të kontrollit nga autoritetet kompetente.

Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, me detyrime ndërkombëtare dhe përgjegjësi të qarta institucionale.

Këto standarde nuk janë një pengesë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes. Janë pikërisht

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha