Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Përfundojnë dy operacione në Vlorë, arrestohen tre persona

Përfundojnë dy operacione në Vlorë, arrestohen tre persona
Foto: euronews.al

Policia e Vlorës përfundoi këtë të mërkurë dy operacione, gjatë të cilave u arrestuan tre persona, ndërsa një person tjetër u shpall në kërkim.

Operacioni për vjedhjet në biznese

Sipas njoftimit të policisë, operacioni i parë lidhet me rastet e vjedhjes. Në kuadër të tij u arrestuan shtetasit A. B., 37 vjeç, dhe I. A., 33 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi M. L., 38 vjeç. Të tre këta persona dyshohet se kanë kryer vjedhje në një biznes dhe në disa lokale.

Operacioni për zjarrvënien ndaj miniskrepit

Në operacionin e dytë u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për zjarrvënien ndaj një miniskrepi në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë finalizuan 2 operacione policore, në kuadër të të cilave:

-U zbardhën 3 vjedhje në biznese dhe lokale, u arrestuan shtetasit A. B., 37 vjeç, dhe I. A., 33 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. L., 38 vjeç. Të tre dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të ndodhura në lagjet “Rilindja” dhe “Pavarësia 2”.

-U kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për shkatërrim të pronës me zjarr. Ai dyshohet se më 08.10.2026 ka djegur një mjet pune (miniskrep), në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha