Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kronikë

Pritje deri në katër orë në kufirin Kosovë-Serbi, kolona kilometrike

Pritje deri në katër orë në kufirin Kosovë-Serbi, kolona kilometrike

Fluksi i automjeteve në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë është rritur ndjeshëm, duke shkaktuar pritje të gjata dhe radhë kilometrike.

Pika kufitare e Jarinjës

Sipas të dhënave më të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), situata më e rënduar është në pikëkalimin e Jarinjës. Në dalje nga Kosova, pritjet shkojnë deri në 4 orë, ndërsa kolona e automjeteve shtrihet në 3.5 km.

Edhe udhëtarët që hyjnë në Kosovë përmes Jarinjës përballen me vonesa, pasi pritjet në këtë drejtim arrijnë deri në 3 orë.

Pika kufitare e Merdarës

Vështirësi në qarkullim janë raportuar edhe në pikën kufitare të Merdarës. Për të dalë nga territori i Kosovës, automjetet presin nga 90 deri në 120 minuta, ndërsa kolona ka arritur deri në 3 km.

Në drejtim të hyrjes në Kosovë përmes Merdarës, koha e pritjes është 30 deri në 40 minuta.

Edhe në pikat e tjera kufitare me Serbinë është vërejtur fluks i shtuar i automjeteve.

Pritjet e krijuara gjatë së dielës lidhen me zgjedhjet në Serbi, për të cilat qytetarë nga komuniteti serb në Kosovë kanë udhëtuar për të votuar.

Ndryshe paraqitet gjendja në pikat kufitare të Kosovës me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Në Vërmicë, Han të Elezit, Kullë dhe Glloboqicë, qarkullimi vijon normalisht, ndërsa koha e pritjes është nga 3 deri në 5 minuta.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha