Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Karim Adeyemi arrin në Camp Nou me tabelat 05 të Ferizajt

Karim Adeyemi arrin në Camp Nou me tabelat 05 të Ferizajt

Ylli i njohur i futbollit, Karim Adeyemi, ka tërhequr përsëri vëmendjen e publikut dhe të mediave, pasi u pa duke arritur në stadium me një makinë që mban targat e Republikës së Kosovës.

Makina me targa të Kosovës

Në pamjet që u përhapën gjerësisht, shihet automjeti luksoz i futbollistit i pajisur me regjistrim të rajonit të Ferizajt me kodin “05”, një lidhje e ngushtë kjo me partneren e tij, reperen e mirënjohur shqiptare Loredana Zefi, e cila ka prejardhje nga ky qytet.

Nuk është hera e parë që Adeyemi shkon drejt ambienteve sportive me një makinë të regjistruar në Kosovë.

Reagimet e fansave shqiptarë

Prania e targave të Kosovës në automjetin e futbollistit ka shkaktuar sërish reagime dhe komente të shumta pozitive nga tifozët shqiptarë në rrjetet sociale, të cilët e kanë vlerësuar këtë detaj.

Edhe këtë herë, mbërritja e tij në stadium me simbolet e Kosovës u regjistrua nga kamerat dhe tifozët e pranishëm, duke u kthyer menjëherë në një nga temat më të diskutuara të ditës.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha