Në lidhje me aksionin e policisë të zhvilluar më 21 janar 2025, gjatë të cilit u arrestua një person i dyshuar për përfshirje në veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar”, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka vendosur sot ndalimin për 48 orë të një personi tjetër të dyshuar, B.K.
I pandehuri B.K dyshohet se ka kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.
Veprimet e Prokurorisë Speciale dhe Policisë
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në kuadër të rastit “Laboratori ’25”.
Brenda afatit ligjor, PSRK-ja do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Burimi: insajderi.org









