Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Zbardhet vrasja në Greqi, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor

Zbardhet vrasja në Greqi, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor
Foto: lajmifundit.al

Policia greke ka sqaruar një vrasje që ndodhi në lagjen Galaci të Athinës më 24 korrik të këtij viti.

Sipas policisë, autori është 48-vjeçari shqiptar Ilian Kola, i cili njihej me viktimën dhe herë pas here e vizitonte në banesën e saj, ku kryente ndonjë punë ose shërbim në këmbim të shumave të vogla parash.

Burimet thonë se dyshohet që shkaku i vrasjes të jetë grabitja, pasi autori kishte gjendje të mirë ekonomike dhe në banesën e tij pas ngjarjes mungonin para dhe sende me vlerë.

Provat dhe deklarata e autorit

Pasi u gjend pa rrugëdalje, sepse në banesë u gjetën shenjat e gishtave dhe material biologjik i tij, autori u tha policëve se nuk e mbante mend se çfarë kishte ndodhur, pasi në momentin e ngjarjes ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Historiku i autorit dhe vendimi i gjykatës

Burime policore thanë se i dyshuari Ilian Kola është ndaluar më shumë se 20 herë nga policia që nga viti 2019 e deri tani, pasi është autor i dhjetëra vjedhjeve dhe krimeve që lidhen me sigurimin e parave për blerje narkotikësh.

Ai u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta lërë në burg pa afat deri në gjykimin e çështjes.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha