Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Shqiptari i plagosur në atentatin e Athinës ishte në kërkim

Shqiptari i plagosur në atentatin e Athinës ishte në kërkim
Foto: pressonline.al

Policia greke identifikoi shqiptarin e plagosur mbrëmë në Athinë dhe prangosi dy të mitur. I lënduari është shtetasi Helis Cato, 38 vjeç, banues në lagjen nr. 1 të Sarandës.

Ai ishte në kërkim nga autoritetet greke pas goditjes së një grupi kriminal që merrej me tregtimin e kokainës në qershor të këtij viti. Në atë operacion u sekuestruan armë zjarri dhe u arrestuan 9 persona, shumica shqiptarë.

Të miturit e prangosur natën e kaluar janë një shqiptar dhe një grek, të dy 16 vjeç. Adoleshentët ishin në shoqërinë e Catos kur ai u qëllua dhe u përpoqën të largoheshin, por pa sukses.

Mbetet e paqartë kush e qëlloi pranë kishës në lagjen “Kolono” të Athinës. I goditur nga një plumb, 38-vjeçari arriti të shkonte te automjeti i tij, i parkuar rreth 150 metra më larg, ku u gjet nga policia. Sipas raportimeve, ai është në gjendje të rëndë në spital.

Shqiptari i plagosur në atentatin e Athinës ishte në kërkim

Burimi: pressonline.al

Të fundit Të gjitha