Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Ish-ministri i akuzuar për drogë mbetet në paraburgim

Ish-ministri i akuzuar për drogë mbetet në paraburgim
Foto: abcnews.al

Ish-ministri i LDK-së i akuzuar për trafik narkotikësh

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë këtë të hënë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-ministrit të Kulturës, Astrit Haraqijës, dhe pesë të arrestuarve të tjerë.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se grupi dyshohet se, që më parë dhe në vazhdimësi deri më 14 nëntor 2026, në zona të ndryshme të territorit të Prishtinës, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, ka posedu, dorëzuar, shitur dhe shpërndarë substancë narkotike të llojit kokainë.

Ish-ministri mbante rolin e furnizuesit të personave të dytë për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Në banesën e të pandehurit janë sekuestruar një armë e tipit pistoletë, një karikator me gjashtë fishekë, para në para dhe dy telefona IPhone.

Sipas Prokurorisë, hetimet nisën fillimisht për shitblerje narkotikësh të të pandehurit Jeton Statovci, dhe pikërisht emri i tijçoi më pas hetuesit te ish-ministri.

Karriera publike e ish-ministrit

Astrit Haraqija ka qenë ministër i Kulturës nga radhët e LDK-së, në Kosovë gjatë viteve 2004–2007, në qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj dhe më pas Bajram Kosumi.

Në vitet 2002–2004 ka qenë shef ekzekutiv i Komunës së Gjakovës, ndërsa gjatë viteve 2011–2012 ka qenë zëvendësministër i Financave.

Ai ishte posti i fundit publik për ish-ministrin e arrestuar.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha