Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Gjermania: Paqe në Ukrainë para bisedimeve me Rusinë

Gjermania: Paqe në Ukrainë para bisedimeve me Rusinë
Foto: ata.gov.al

BERLIN, 11 nëntor /ATSH – DPA/ – Gjermania kërkon arritjen e paqes në Ukrainë përpara se të nisë diskutimet me Rusinë për rendin e sigurisë evropiane, deklaroi të mërkurën zëdhënësi i qeverisë gjermane, pas përfundimit të bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës në Abu Dhabi.

“Faza e parë është paqja në Ukrainë. Vetëm pas kësaj mund të zhvillohet një dialog për rendin e sigurisë evropiane dhe transatlantike”, deklaroi zëdhënësi Stefan Kornelius.

Qëndrimi i Uashingtonit dhe i Moskës

I dërguari amerikan Jared Kushner ka bërë thirrje për krijimin e një kuadri të ri sigurie për Ukrainën, Rusinë dhe Evropën, me synimin për të garantuar “dekada, madje edhe shekuj paqeje”.

Kjo qasje përkon me qëndrimin e Moskës, e cila kërkon rishikimin e arkitekturës së sigurisë evropiane, aktualisht të bazuar te NATO-ja, të cilën Kremlini e konsideron një kërcënim ekzistencial.

Bashkëpunimi evropian dhe bisedimet e ardhshme

Ndërkohë, Berlini përshëndeti “marrëveshjen në parim” mes evropianëve dhe amerikanëve për zgjerimin e pjesëmarrjes së vendeve evropiane në raundet e ardhshme të diskutimeve për Ukrainën.

Kjo çështje pritet të trajtohet në fazat e ardhshme nga negociatorët amerikanë gjatë vizitës së tyre në Moskë, sipas Korneliusit.

“Ne tani presim reagimin e Rusisë”, shtoi ai.

Delegacioni ukrainas nisi të mërkurën në Abu Dhabi bisedimet me përfaqësuesit evropianë dhe amerikanë, pas përfundimit të negociatave me Rusinë, të zhvilluara me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti përfshirjen përfundimtare të evropianëve në këto diskutime, duke vënë në dukje “ndryshime pozitive” në qasjen amerikane.

Refuzimi rus i bisedimeve të drejtpërdrejta

Nga ana tjetër, Rusia ka përjashtuar mundësinë e zhvillimit të bisedimeve të drejtpërdrejta me vendet evropiane, të cilat mbështesin Kievin, duke deklaruar se nuk e kupton mirë rolin e tyre dhe se është e vështirë të përcaktohet se çfarë mund të diskutohet me to. /os/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha