Dy persona janë plagosur me armë zjarri të martën në Gjakovë, pas një incidenti mes familjarëve. I dyshuari për plagosjen është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 10 nëntor, rreth orës 16:30, ndërsa është iniciuar si „Vrasje në tentativë” dhe „Armëmbajtje pa leje”.
Gjendja e viktimave
Të dy viktimat, meshkuj kosovarë, janë dërguar për trajtim mjekësor dhe, sipas mjekëve, janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka bërë të ditur se personat e përfshirë në incident kanë lidhje familjare ndërmjet vete, ndërsa motivi i rastit ende nuk dihet.
Njoftimi i Policisë
„Gjakovë 10.11.2026 – 16:30. Dy meshkuj kosovarë janë plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Palët e përfshira në incident janë në lidhje familjare ndërmjet vete dhe motivi i rastit nuk dihet. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorë në rast, katër gëzhoja dhe një fishekë. Po ashtu bashkëshortja e të dyshuarit e ka dorëzuar në polici një armë gjuetie që ishte në pronësi të personit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.
Burimi: insajderi.org









