Një paralajmërim i ri vjen për përdoruesit e Ozempic dhe Wegovy. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) u ka kërkuar prodhuesve të këtyre medikamenteve të përfshijnë në etiketat e tyre një efekt të mundshëm anësor që lidhet me humbjen e shikimit.
Çfarë është NAION
Sipas Reuters, bëhet fjalë për NAION, një gjendje që shkaktohet nga pakësimi i furnizimit me gjak të nervit optik dhe mund të sjellë humbje të papritur, pa dhimbje dhe në disa raste të përhershme të shikimit.
Ilaçet e tjera që preken
Paralajmërimi përfshin edhe ilaçet Mounjaro dhe Zepbound. Vendimi vjen pas shqyrtimit të studimeve dhe raportimeve për efekte anësore. Edhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) kishte ngritur shqetësime në vitin 2025 për një lidhje të mundshme mes semaglutidit, përbërësit aktiv të Ozempic dhe Wegovy, dhe këtij problemi me sytë.
Sa i shpeshtë është rreziku
Sipas të dhënave të EMA-s, rreziku mund të prekë rreth një në 10 mijë përdorues të semaglutidit për të paktën një vit. Megjithatë, prodhuesit theksojnë se deri më tani nuk është vërtetuar një lidhje e drejtpërdrejtë shkak-pasojë.
Burimi: bordo.al









