Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Tale të Lezhës, ku një burrë 70-vjeçar ka humbur jetën pasi u përfshi nga shembja e një pjese muri në banesën e tij.
Shembja e murit në banesë
Sipas informacioneve paraprake, i moshuari, me inicialet P. Q., dyshohet se u goditur aksidentalisht nga muri, i cili u shemb në momentin kur ai po punonte aty.
Si pasojë e shembjes, 70-vjeçari humbi jetën.
Hetimi i rrethanave
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi: abcnews.al










