Janë mbyllur pjesët e para në katër takimet e radhës për javën e 10-të në Premier League. Surpriza e këtij sezoni, Brighton, është duke udhëhequr 2-0 në fushën e saj ndaj Brentford. Diego Gomez shënoi një gol spektakolar në minutën e 15-të, me një goditje të fuqishme dhe qëndrore në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e 22-të, miqtë mbeten me një lojtar më pak pasi braziliani Igor Thiago ndëshkohet me karton të kuq, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit. Pascal Gross dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 42-të.
Sunderland po fiton 1-0 ndaj Chelsea. Granit Xhaka luajti vetëm 4 minuta dhe u largua i dëmtuar. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 36-të me Enzo Le Fee, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli në zonë të Levi Colwill.
Liverpool është duke udhëhequr 0-1 në transfertë ndaj Crystal Palace, falë golit të Alexis Mac Allister në minutën e 40-të. Argjentinasi shënoi me kokë pas krosimit të Dominik Szoboszlai nga goditja e këndit.
Bournemouth është duke fituar 0-1 në transfertë ndaj Ipswich, falë golit të brazilianit Evanilson në minutën e 5-të.
Burimi: telesport.al










