Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka reaguar pas vendimit të Cristiano Ronaldos për t’i dhënë fund karrierës së tij me Përfaqësuesen e Portugalisë.
Ronaldo njoftoi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar pas 23 vitesh me fanellën e vendit të tij, duke mbyllur kështu një kapitull historik, gjatë të cilit regjistroi 234 paraqitje dhe realizoi 146 gola.
Reagimi i Mourinhos
Mourinho, i cili e kishte drejtuar Ronaldon te Real Madridi, tha se vendimi i tij duhet respektuar, por theksoi se kjo nuk do të thotë fundi i karrierës së sulmuesit portugez.
“Vendimi i tij duhet respektuar dhe unë e respektoj. Ai nuk e ka përfunduar karrierën, ata që e njohin e dinë se ai ende ka objektiva”, deklaroi Mourinho.
Madje, trajneri portugez shprehu dëshirën që dita kur Ronaldo do të pensionohet përfundimisht nga futbolli të jetë ndryshe nga dita kur njoftoi largimin nga Përfaqësuesja.
Të ardhmen me Al Nassr
Ronaldo do të vazhdojë karrierën e tij me Al Nassr, ndërsa synimet e tij në nivel klubesh mbeten ende të mëdha.
Burimi: insajderi.org









