Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira për sot, 10 nëntor

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira për sot, 10 nëntor
Foto: balkanweb.com

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të bëhen më të pranishme kryesisht pas orëve të pasdites.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e saj pritet të arrijë deri në 10 m/s.

Ndërkohë, në det valëzimi parashikohet i forcës 1-2 ballë, duke treguar kushte relativisht të qeta për lundrimin.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha