Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Mjeku i Traumës: Briken Tuçi është në terapi intensive, pa hemorragji

Mjeku i Traumës: Briken Tuçi është në terapi intensive, pa hemorragji
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ Briken Tuçi, i cili mbeti i lënduar gjatë protestës së djeshme, ndodhet në terapi intensive në Spitalin Universitar të Traumës.

Ai po mbahet nën monitorimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor.

Gjendja shëndetësore e pacientit

Në një deklaratë për mediat, një nga mjekët e Spitalit të Traumës bëri të ditur se pacienti ka pësuar traumë në kokë, por aktualisht nuk paraqet indikacion për ndërhyrje kirurgjikale.

Ai sqaroi se pacienti Tuçi qëndron i përgjumur, por reagon ndaj stimulit verbal, si nga personeli mjekësor, ashtu edhe nga familjarët.

Monitorimi mjekësor

Mjeku i Traumës u tha gazetarëve se gjendja e tij neurologjike dhe parametrat jetësorë po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme.

Gjithashtu, ai nënvizoi se pacienti ka pësuar kontuzion, por nuk ka hemorragji.

“Ka kontuzion, por jo hemorragji. Gjithsesi, statusi aktual është i monitoruar me rreptësi, i stabilizuar dhe me parametra totalisht konstantë”, deklaroi mjeku i Spitalit të Traumës.

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha