Reshjet e borës dhe ngricat kanë vështirësuar qarkullimin në disa rrugë të Kosovës, duke shkaktuar probleme edhe në akset që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar.
Gjendja e rrugëve sipas Qendrës Kombëtare
Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen e rrugëve në këto akse.
Sipas njoftimit të kësaj qendre, vështirësi në qarkullim ka në rrugën Podujevë–Merdarë, Gjakovë–Qafë e Prushit dhe Prishtinë–Mutivodë.
Rrugët e tjera drejt kufirit
Në rrugët e tjera që çojnë drejt pikave kufitare raportohet për prani të borës, por nuk janë evidentuar probleme me akull, mjegull apo rrëshqitje të dheut.
Burimi: insajderi.org










