Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Protesta në Tiranë lë një person me dëmtim në sy dhe disa të lënduar

Protesta në Tiranë lë një person me dëmtim në sy dhe disa të lënduar
Foto: top-channel.tv

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar bilancin e të lënduarve gjatë protestës së 28 nëntorit. Sipas saj, në dy spitalet kryesore në Tiranë janë paraqitur për ndihmë mjekësore gjithsej 61 persona.

Të lënduarit në Spitalin e Traumës dhe në QSUT

Mes të lënduarve janë efektivë policie, protestues, gazetarë, kalimtarë, punonjës sigurie dhe një deputet. Sipas Ministrisë, pesë persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin e Traumës, ndërsa të gjithë të lënduarit e paraqitur në QSUT kanë lënë spitalin.

“Përditësim informacioni mbi të lënduarit gjatë protestës së datës 28 nëntor 2026.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së djeshme:

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor 50 pacientë, nga të cilët:

  • 17 efektiv policie, njëri prej të cilëve është i shtruar në spital dhe po merr trajtimin e nevojshëm.
  • 21 protestues, 2 prej të cilëve janë të shtruar në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.
  • 6 gazetarë, 1 prej të cilëve është i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.
  • 6 kalimtarë, njëri prej të cilëve ndodhet i shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njëri prej të shtruarve është paraqitur me kontuzion i bulbit ocular (jo me trup të huaj në sy ). Po ndiqet në vijimësi nga mjekët e specializuar.

Të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekun.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 të lënduar:

  • 8 efektivë policie
  • Një protestues
  • Një punonjës sigurie
  • Një deputet

Të gjithë të lënduarit kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekut, shkruan Ministria.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha