Edhe këtë 29 Nëntor, nostalgjikët e komunizmit nuk e kanë harruar diktatorin Enver Hoxha. Si çdo vit, në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, një grup të moshuarish doli me fotografi të diktatorit dhe pankarta me parulla të kohës së komunizmit.
Nderimi i dëshmorëve dhe nostalgjia
Krahas nderimit të dëshmorëve të rënë për atdheun dhe përkujtimit të Luftës Nacionalçlirimtare, ithtarët e Enver Hoxhës shprehën edhe nostalgjinë për ish-udhëheqësin komunist.
“Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha”, shkruhej në njërën prej pankartave të tyre.
Vuajtjet e 45 viteve të regjimit
Nostalgjikët vijojnë të nderojnë figurën e diktatorit, pavarësisht vuajtjeve, përndjekjeve dhe varfërisë me të cilat u përballën shqiptarët gjatë 45 viteve të regjimit komunist.
Burimi: shqiptarja.com










