Një aksident rrugor u regjistrua mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Koplik, ku u përplasën dy automjete tip “Mercedes-Benz”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, dhe si pasojë e përplasjes 6 persona mbetën të dëmtuar.
Gjendja e të plagosurve
Sipas informacionit paraprak të policisë, të plagosurit u transportuan në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Njëri prej tyre, shtetasi D. R., 33 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa pesë personat e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Hetimi
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Burimi: www.albeu.com









